Krasniqi priti ambasadorin e posa emëruar të Suedisë në Kosovë, z. Westerlund

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot të takim, ambasadorin e posa emëruar të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

“Meqë Suedia do të marrë presidencën e BE-së nga janari i vitit të ardhshëm, me ambasadorin Westerlund diskutuam për mundësitë që Suedia të shtoj angazhimin në proceset integruese të Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryetari Krasniqi.

Deklarata e plotë e Krasniqit:

Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e posaemëruar të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Meqë Suedia do të marrë presidencën e BE-së nga janari i vitit të ardhshëm, me ambasadorin Westerlund diskutuam për mundësitë që Suedia të shtoj angazhimin në proceset integruese të Republikës së Kosovës.

Potenciali i rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, ishte tjetër temë për të cilën u pajtuam se duhet të angazhohemi bashkërisht.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadorin Westerlund e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.