Krasniqi priti ambasadorin Hovenier: Gjithmonë të gatshëm për temat e interesit nacional dhe fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-ShBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se ambasadorit Hovenier i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-SHBA”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi dhe Hovenier kanë diskutuar edhe për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhje në Kosovë dhe, ashtu si deri sot, i ofrova të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës. 

Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-SHBA. 

Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.

Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës në të gjitha fushat.

 


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.