Krasniqi: Raporti i Bankës Botërore vërtetoi dështimin e Qeverisë Kurti në ekonomi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës.

“Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj - qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se krizën më së shumti po e vuajnë qytetarët, derisa Qeveria është zënë duke mbuluar skandalet e saj.

“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.