Krasniqi reagon pas vrasjes së gruas shtatzënë: Tragjike, mizore, çnjerëzore!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish burri i saj, në oborrin e QKUK-së, ka reaguar ashpër ndaj këtij akti mizor.

“Dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis”, ka deklaruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.

Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit.

E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.