Krasniqi takoi ambasadorin e BE-së në Kosovë: Do të japim kontributin tonë për integrim dhe zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti në seli të partisë, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike që ndërlidhin Kosovën, rajonin dhe Bashkimin Europian.

Kryetari Krasniqi ka shkruar se “Ambasadorit Szunyog ia ritheksova se Kosova do të jetë gjithmonë e rreshtuar përkrah vlerave europiane, si një synim i palëkundur për integrim e zhvillim, dhe Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdoj të jap kontributin e saj në këtë mision”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot takova Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, me të cilin biseduam për zhvillimet politike që ndërlidhin Kosovën, rajonin dhe Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi diskutuam edhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndërsa u vlerësua qëndrimi i Kosovës e cila nëpërmjet Rezolutës së Kuvendit ishte në linjë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadorit Szunyog ia ritheksova se Kosova do të jetë gjithmonë e rreshtuar përkrah vlerave europiane, si një synim i palëkundur për integrim e zhvillim, dhe Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdoj të jap kontributin e saj në këtë mision.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.