Krasniqi takon ambasadorin Minxhozi: Angazhim i përbashkët për intensifikim të bashkëpunimit mes komunave të brezit kufitar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozin, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin sa më të mirë e më cilësor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Krasniqi ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për punën e tij të palodhshme si avokues i rritjes së bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri dhe gardian i promovimit të këtyre raporteve, duke shtuar se Partia Demokratike e Kosovës angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Si gjithherë, kënaqësi e veçantë të takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, mikun tim Qemal Minxhozi, me të cilin, përtej temave të karakterit nacional, diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes komunave të brezit kufitar që kryeqendër e kanë kryeqytetin tonë kulturor e historik, Prizrenin.

E vlerësuam si tepër të rëndësishme krijimin e këtyre raporteve ndërmjet komunave të Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, zhvillimit të veprimtarive rekreative, si dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve që udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin. Një bashkëpunim i tillë është mundësi e mirë për hapje të perspektivës dhe promovim të zonave turistike, siç i ka Prizreni, apo Valbona në anën tjetër të kufirit.

Ambasadorin Minxhozi e falënderova për punën e tij të palodhshme si avokues i rritjes së bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri dhe gardian i promovimit të këtyre raporteve. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.