Krasniqi takon Ballën: Pajtim për rritjen e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, nënkryetarët e partisë Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe sekretarin e përgjithshëm Bajrush Xhemaili, takuan udhëheqësin e shumicës parlamentare ne Shqipëri, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

"Në frymën e një bashkëpunimi shumë të mirë, me Taulantin diskutuam për përgjegjësitë tona si politikanë, si Parti Politike dhe si Grupe Parlamentare, që të angazhohemi edhe më tej në përafrimin dhe koordinimin e agjendës shtetërore të dy vendeve tona", ka theksuar Memli Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, nënkryetarët e partisë Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe sekretarin e përgjithshëm Bajrush Xhemaili, sot takova edhe udhëheqësin e shumicës parlamentare ne Shqipëri, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në frymën e një bashkëpunimi shumë të mirë, me Taulantin diskutuam për përgjegjësitë tona si politikanë, si Parti Politike dhe si Grupe Parlamentare, që të angazhohemi edhe më tej në përafrimin dhe koordinimin e agjendës shtetërore të dy vendeve tona.

Shqipëria ka bërë një punë të madhe në avancimin e legjislacionit dhe stabilitetit institucional gjatë kësaj periudhe, andaj Kosova ka çka të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë.

Raportin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur me institucionet e Shqipërisë, jemi shumë të përkushtuar dhe të vendosur që ta avancojmë në nivele akoma më të larta.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.