Krasniqi takon Chollet: Miqësia dhe raportet me SHBA-të janë të përhershme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar dje këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe ekipin e tij.

Sot, në një postim të tij, lideri i opozitës ka thënë se miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme.

“Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme. Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.