Krasniqi uron Fitër Bajramin: Le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit duke uruar që kjo festë të mbushë zemrat me ngrohtësi.

“Sot, le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar dhe të reflektojmë mbi thelbin e vërtetë të kësaj dite – rëndësinë e solidaritetit, kujdesit, harmonisë dhe unitetit mes njerëzve”, ka shkruar ai.

Postimi i z. Krasniqi:

“Urime Fitër Bajrami. Uroj që Zoti të ju ketë pranuar agjërimin e Ramazanit, lutjet dhe veprat e mira. Kjo ditë e veçantë, shpresoj të ju sjellë paqe, dashuri dhe shumë lumturi në mesin tuaj. Sot, le të vlerësojmë bekimet e shumta që na janë dhuruar dhe të reflektojmë mbi thelbin e vërtetë të kësaj dite – rëndësinë e solidaritetit, kujdesit, harmonisë dhe unitetit mes njerëzve. Uroj që ky Bajram të ju mbushë zemrat me ngrohtësi dhe të ju frymëzojë që të përhapni mirësi dhe pozitivitet kudo që jeni e që shkoni. Bajram të bekuar për ju dhe familjet tuaja.”, ka shkruar Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.