Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ua ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë dhe protestantë, duke cekur se Pashkët, janë simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen.
Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme, ka uruar Krasniqi.
Urimi i plotë i Krasniqit për Pashkët:
Sot, në këtë të diel të shenjtë, të gjithë besimtarëve katolikë e protestantë, ua uroj nga zemra Pashkët.
Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, Pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin.
Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme.
E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë.
Pashkë të bardha e të begata për të gjithë!