Krasniqi uron: Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët e besimit katolik në Kosovë.

“Ipeshkvin e urova për festën e madhe të Krishtlindjes, e përmes tij edhe të gjithë qytetarët e besimit katolik në Kosovë. Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Krishtlindje t’bardha!

Sonte kisha kënaqësinë që të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren – Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, në qendrën “Bogdanipolis” të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë me rastin e Krishtlindjes!

Ipeshkvin e urova për festën e madhe të Krishtlindjes, e përmes tij edhe të gjithë qytetarët e besimit katolik në Kosovë.

Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja.

Gëzuar!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.