Krasniqi viziton teqetë në Prizren, uron festën e Sulltan Nevruzit komunitetit të Tarikateve të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetarin Kujtim Gashi, kanë vizituar Teqenë Saraçhane të tarikatit Halveti dhe Teqenë e tarikatit Rufai, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari Krasniqi ka njoftuar se janë pritur nga Sheh Abedini dhe Sheh Adrihuseini, të cilëve ua kanë uruar festën, si dhe gjithë pjesëtarëve dhe komunitetit të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe nënkryetarin Kujtim Gashi, vizituam Teqen Saraçhane të tarikatit Halveti dhe Teqen e tarikatit Rufai, ku u pritëm nga Sheh Abedini dhe Sheh Adrihuseini, për t'ua uruar festën e Sulltan Nevruzit atyre dhe të gjithë pjesëtarëve dhe komunitetit të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.

Si të gjitha festat e tjera fetare të traditës sonë, të cilat si shoqëri e hapur dhe tolerante i shënojmë, edhe kjo ditë le të shërbejë për rritjen e mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.