Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe ish Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Krasniqi ka thënë se ata i ka parë të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës.
Tutje, Krasniqi ka thënën se pret kthimin e tyre triumfues sa më parë dhe se ata po mbahen atje padrejtësisht meqë lufta mbrojtëse e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastërt.
Statusi i tij i plotë:
“Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë.
Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë.
Të fala të përzemërta”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.