Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Rahovec, ka deklaruar se “Energjia që kanë këta të rinj për t'i vënë idetë dhe aftësitë e tyre në shërbim të shoqërisë, është për t'u admiruar”.
“PDK, përmes hapësirës që ua ofron të rinjve, mundëson që ky potencial të zhvillohet drejt ndërtimit të së ardhmes që ata duan ta kenë në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i kryetarit Krasniqi:
Djemtë dhe vajzat e Rahovecit, të mbledhur në Rininë Demokratike të Kosovës, sot zgjodhën kryetar të tyre Krenar Rrahmanin.
Energjia që kanë këta të rinj për t'i vënë idetë dhe aftësitë e tyre në shërbim të shoqërisë, është për t'u admiruar.
PDK, përmes hapësirës që ua ofron të rinjve, mundëson që ky potencial të zhvillohet drejt ndërtimit të së ardhmes që ata duan ta kenë në Kosovë.
Suksese Krenar!
#TiKiZa