Krerët e PDK-së takojnë bashkatdhetarin e suksesshëm Arsen Shoshi

Prishtinë, 15 gusht - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me deputetin Elmi Reçica, nënkryetarin e PDK-së Uran Ismaili dhe kryetarin e Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, kanë vizituar bashkatdhetarin e suksesshëm nga Zvicra, Arsen Shoshi, në vendlindjen e tij në Gjakovë.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Reçica përmes një postimi në Facebook, i cili tha se në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët tanë, sot janë mirëpritur nga Shoshi dhe familjarët e tij. "Arseni është veprimtar i dalluar dhe mbështetës i të gjitha proceseve që kanë qenë jetike për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Ai është biznesmen i suksesshëm dhe është prej mërgimtarëve të rrallë që ka investuar në arsim dhe aktualisht së bashku me një mik të tij zviceran është pronar i Benedict Schule, shkollë kjo e cila ka mbi 30.000 studentë nga të gjitha kontinentet, ku aftësohen për profesione të ndryshme me një të ardhme të sigurt drejt sukseseve të mëdha”, shkruan Reçica. https://www.facebook.com/100044230999664/posts/646710436813317/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.