Kryesia e PDK-së: Komisioni Hetimor Parlametar do të zbardhë çdo keqpërdorim gjatë krizës energjetike

Prishtinë, 11 prill 2022 - Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe ka marrë disa vendime me rëndësi.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së e vlerësuan të drejtë e të domosdoshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë nga Qeveria dhe institucionet tjera përgjegjëse, që ishte propozim i Grupit Parlamentar të PDK-së i mbështetur edhe nga deputetë të partive tjera të opozitës.

PDK si lidere e opozitës po luan rolin e saj demokratik në mbikqyrjen e punës së qeverisë dhe puna e Komisionit Hetimor Parlamentar do të zbardhë çdo keqpërdorim dhe keqmenaxhim të Qeverisë dhe institucioneve tjera gjatë krizës energjetike, ku qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë me rritje të çmimit mbi 100 përqind.

Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të degwve tw Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së Istog, me kryetar z. Ali Nimanaj si dhe në Obiliq me kryetare Znj. Enisw Haliti, të cilët bashkë me anëtarët e rinj të Kryesive të Degëve përkatëse, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat e degëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK.  


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.