Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në procesin zgjedhor për Rininë Demokratike në Viti, ku ishin të pranishëm të rinjtë e kësaj dege dhe drejtuesit e degës së PDK-së në Viti.
Z. Krasniqi ka theksuar se “PDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan ta realizojnë potencialin e tyre për Kosovën e ëndrrave të secilit prej nesh. Energjia e rinisë është garanca e kësaj premise”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Një ditë të gjatë dhe produktive e përmbyllëm në Viti, ku shumë të rinj entuziastë në këtë komunë na u bashkuan në një proces zgjedhor fer e demokratik.
Kryetares së sapozgjedhur të Rinisë Demokratike në Viti, Eliza Hoxha dhe të gjithë aktivistëve të palodhshëm të PDK-së u uroj punë të mbarë dhe suksese në shpërfaqjen e ideve dhe vizionit të tyre për lagjen, komunitetin dhe qytetin e tyre.
PDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan ta realizojnë potencialin e tyre për Kosovën e ëndrrave të secilit prej nesh. Energjia e rinisë është garanca e kësaj premise.
Në fund të këtij procesi, në Viti shënuam edhe 23 vjetorin e themelimit të degës të PDK-së atje. Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe besimin!
#TiKiZa
https://www.facebook.com/photo?fbid=672384244260309&set=pcb.672385290926871