Kryetari i PDK merr vaksinën ndaj Covid 19 - fton të gjithë qytetarët të vaksinohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës ndaj Covid 19 në Sallën "1 Tetori" në Prishtinë. 

Përmes faqes së tij në Facebook, lideri i opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe për ta evituar mbylljen e vendit që sipas tij do të ishte fatale për ekonominë e Kosovës. 

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: 

Vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/357052469126823/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.