Në prani të shumë qytetarëve, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PDK-së, ka marrë sot pjesë në varrimin e ushtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së, Agron Haradinajt.
Agroni ishte i njohur si i burgosuri politik më i ri në ish shtetin okupator. Pa mbushur 17 vjet, ai u angazhua në rrugën e lirisë, rrugën e babait të tij, Smajlit dhe më vonë vëllezërve, Nasimit e Naimit, si pjesëtar i UÇK-së.
Kryetari Memli Krasniqi, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit, ngushëlloi familjen Haradinaj duke theksuar se kontributi i Agronit dhe Haradinajve për çlirimin e Kosovës, është shënuar në faqet e ndritura të historisë tonë të re.