Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi në përvjetorin e rënies heroike në krye të detyrës, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberin.
Dhjetë vjet më parë, ka shkruar Krasniqi, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin.
Postimi i plotë i z. Memli Krasniqi:
Dhjetë vjet më parë, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin. Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur. Lavdi e respekt përjetë veprës së tij.