Kryetari i PDK-së takon Ambasadorin Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, kreu i PDK-së, ka bërë të ditur se në këtë takim ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë.


https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=345295973635806&id=100044662171388&sfnsn=mo