Kryetari Krasniqi bën homazhe dhe shpreh nderim për heronjtë dhe dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të Rahovecit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Rahovec, e cila shkroi historinë e lavdishme të kësaj ane kur nisën pushkët e para të lirisë, sot, ai me bashkëpunëtorët dhe kolegët e degës së PDK-së në Rahovec, ka bërë homazhe pranë shtatoreve të Heronjve tanë, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.

Kryetari Krasniqi ka shkruar se “po ashtu, vizitova Teqen e Madhe Halvetie, ku u pritëm nga Sheh Besim Shehu, në vigjilje të përvjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 24 vjet më parë.

Liria dhe Pavarësia e Kosovës janë ngritur mbi sakrifica heronjsh ndër breza, të cilët, duke mos kursyer as jetën e tyre, kanë ndërtuar themelin e shtetit që gëzojmë sot. Lavdi të përjetshme!, ka deklaruar kryetari Krasniqi.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.