Kryetari Krasniqi fton mërgatën për regjistrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët tanë në mërgatë të regjistrohet sepse kështu ia mundësojnë vetes të drejtën e votës për zgjedhjet e ardhshme.

Ftesa e kryetarit Krasniqi:

Të dashur qytetarë të Kosovës në mërgatë,

Sot ka nisur procesi i regjistrimit të bashkatdhetarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e shtetit tonë, si dhe përmes postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025. E përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë gjatë kësaj kohe duke mundësuar një proces efikas regjistrimi për të gjithë.

Prandaj, sot, ju ftoj të gjithëve që, duke u regjistruar përmes platformës së KQZ-së, t’ia mundësoni vetes të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes strukturave të saj në mërgatë, do të jetë e angazhuar dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces për bashkatdhetarët tanë.

Vetëm bashkë, duke votuar Bedri Hamzën për Kryeministër, mund ta rikthejmë atdheun tonë të përbashkët, Kosovën, në kursin e zhvillimit dhe integrimit.

Afati i regjistrimit fillon sot dhe përfundon më 26 dhjetor.

Për t’u regjistruar dhe informuar për të gjitha procedurat dhe afatet e tjera për votim, klikoni këtu 👇

https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.