Kryetari Krasniqi fton të rinjtë e Kosovës t’i bashkohen PDK-së në aktivitetet e muajit të rinisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se nga sot e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës po nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet, në secilën komunë të Kosovës.

Krasniqi ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të ndarë njohuritë e tyre dhe për të shfaqur talentin dhe potencialin që kanë.

Postimi i plotë: 

Nga sot e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës po nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet, në secilën komunë të Kosovës.

E-Sports, Ball 4 All, Co-Play, Movie Night, Puzzle Battle, ngjarje kulturore dhe shumë aktivitete tjera, në çdo komunë, ku mund të shoqëroheni, bashkëbisedoni, ndani njohuritë dhe shfaqni talentin e potencialin tuaj.

Ju ftojmë të gjithëve, të rinj e të reja, që të na bashkoheni dhe të bëheni pjesë e një muaji përplot me aktivitete – të cilat mund t’i shihni edhe në kalendarin bashkangjitur më poshtë.

#MuajiRinisë #TiKiZa

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.