Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe për burrat dhe gratë që ranë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë, e pastër dhe mbi të gjitha, e mbarë popullit tonë - prandaj edhe doli fitimtare. Për herë të parë në historinë tonë, një organizim popullor si UÇK-ja, bashkoi fshatrat, qytetet, mërgatën dhe shqiptarët kudo që jetojnë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i Kryetari Krasniqi:
Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, bëmë homazhe për burrat dhe gratë që ranë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë, e pastër dhe mbi të gjitha, e mbarë popullit tonë - prandaj edhe doli fitimtare. Për herë të parë në historinë tonë, një organizim popullor si UÇK-ja, bashkoi fshatrat, qytetet, mërgatën dhe shqiptarët kudo që jetojnë.
Prandaj, sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e shumtë të Prishtinës dhe fshatrave të komunës tonë - në Prishtinë, Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë të Epërme, etj.
Me idealin e lirisë dhe emblemën e UÇK-së në zemër, ata ranë për të mos vdekur kurrë.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Komunës së Prishtinës!