Kryetari Krasniqi me bashkëshorten Melizën në shënimin e 50 vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sonte, së bashku me bashkëshorten Melizën, mori pjesë në shënimin e 50-vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, me ç'rast përcollën shfaqjen "Halili e Hajria".

“Kjo trupë e mahnitshme, përmes emocioneve që na përcollën me artin e tyre, na rikujtuan edhe një herë sakrificat e mëdha të një gjenerate të tërë artistësh, të cilët, nën sfida të panumërta, themeluan dhe mbajtën gjallë baletin kosovar”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Sonte, bashkë me Melizën, morëm pjesë në shënimin e 50-vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, me ç'rast përcollëm shfaqjen "Halili e Hajria", që është edhe vepra e parë e baletit shqiptar.

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës dhe ata të Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, sonte na dhuruan një shfaqje të jashtëzakonshme.

Kjo trupë e mahnitshme, përmes emocioneve që na përcollën me artin e tyre, na rikujtuan edhe një herë sakrificat e mëdha të një gjenerate të tërë artistësh, të cilët, nën sfida të panumërta, themeluan dhe mbajtën gjallë baletin kosovar.

Fatkeqësisht, edhe sot, kushtet në të cilat ata veprojnë nuk janë meritore për vullnetin dhe talentin e tyre të rrallë, për çka duhet të veprohet sa më parë.

Në këtë jubile të rëndësishëm, na mungoi shumë pionieri dhe ish-drejtori i këtij institucioni, Ahmet Brahimaj, miku im e njeriu që i kushtoi një jetë të tërë lartësimit të Baletit në vendin tonë. Megjithatë, veprat të cilën Ahmeti i ka lënë pas, para së gjithash vet nxënësit e tij, e kanë përjetësuar emrin e tij në skenën e artit tonë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.