Kryetari Krasniqi në Bruksel: BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe. Kryetari Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. Ai tha se PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.
Postimi i plotë i z. Krasniqi:
Vizitën zyrtare në Bruksel e nisa me pjesëmarrjen në tryezën për Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.
Pata kënaqësinë që, në margjinat e takimit, të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Renew Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave.
Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.
Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.