Kryetari Krasniqi në Mejë: Gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, sot, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial në Mejë, ku forcat serbe kanë kryer një nga masakrat më të mëdha në Kosovës, para 23 vitesh.

Z. Krasniqi me këtë rast ka theksuar se “gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend”.

Postimi i plotë i z. Krasniqi:

Sot kujtojmë 376 civilë të paarmatosur, të masakruar mizorisht nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të vitit 1999. Fatkeqësisht, tani 23 vite pas, disa prej tyre ende janë të pagjetur.

Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve. Por, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend.

Lavdi martirëve të Masakrës së Mejës!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.