Kryetari Krasniqi në takim me znj. Gomes: Do të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit me Luksemburgun!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dyja vendeve. 

Z. Krasniqi ka theksuar se “PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”. 

Postimi i plotë i z. Krasniqi: 

Në takim me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Zonjën Natacha Gomes, biseduam për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.

E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit.

PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit. 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=352491226249614&set=a.333545488144188

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.