Kryetari Krasniqi nënshkruhet në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e tragjedisë së tërmetit në Turqi, në ambasadën e këtij vendi mik, është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve.

Kryetari Krasniqi ka deklaruar: “Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

Postimi i plotë:

Sot, në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.

Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi.

Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.