Kryetari Krasniqi ngushëllon për boksierin kampion, Xhevdet Peci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së boksierit të shquar, kampionin Xhevdet Peci.

Xhevdetin do ta kujtoj përherë si kampion, por edhe si njeriun e përkushtuar për avancimin e sportit kosovar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv, ka deklaruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Xhevdet Peci ishte kampioni ynë në boks që inspiroi gjenerata të shumta për punë dhe suksese kulmore. Karriera e tij magjike prej sportisti dhe puna për zhvillimin dhe avancimin e boksit kosovar në vend dhe në arenën ndërkombetare do të mbetet një trashëgimi e çmuar për ne.

Kisha nderin që për disa vjet, bashkë me të dhe shumë të tjerë, të punojmë në përmbushjen e kritereve për pranimin e boksit tonë në federatën ndërkombëtare dhe të sigurojmë mbështetje për boksierët e rinj.

Xhevdetin do ta kujtoj përherë si kampion, por edhe si njeriun e përkushtuar për avancimin e sportit kosovar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.