Kryetari Krasniqi: PDK do ta rrisë numrin e grave në vendimmarrje në 50 për qind

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka paralajmëruar nëpërmjet një video-mesazhi se partia që ai drejton do të rrisë numrin e grave në vendimmarrje në 50 për qind.

Krasniqi ka thënë nëpërmjet video-mesazhit se PDK edhe në zgjedhjet e fundit u ka dhënë më së shumti hapësirë grave dhe se PDK është partia me më së shumti gra në qeverisjen lokale.

“PDK është lidere për hapësirën dhe përgjegjësitë që ua ka besuar grave në qeverisje dhe vendimmarrje. Por, na duhet të bëjmë edhe më shumë. 50/50 – për barazi dhe fuqizim! Ky është qëllimi dhe misioni ynë”, ka thënë Krasniqi.

https://www.facebook.com/watch/?v=3081000472145108



PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.