Bëhu përkrahës i PDK-së

Kryetari Krasniqi për liberalizimin e vizave: I merituar edhe pse shumë i vonuar

Kryetari Krasniqi për liberalizimin e vizave: I merituar edhe pse shumë i vonuar

Pas votimit për liberalizimin e vizave të Kosovës nga PE, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka mirëpritur liberalizimin e vizave ndonëse sipas tij është proces i vonuar.

Postimi i Kryetari Krasniqi:

Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë.


Shpërndaje: