Kryetari Krasniqi përkujton 6 vjetorin e pranimit në EUFA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në gjashtë vjetorin e pranimit të federatës së Futbollit të Kosovës në EUFA, ka theksuar se “padyshim, meritat më të mëdha për këtë sukses historik që ia mundësoi Kosovës përfaqësimin dhe garimin në arenën ndërkombëtare në sportin më të popullarizuar në botë, i ka ish-presidenti historik i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri”.

Sot, yjet e kombëtares së Kosovës po shndritin nëpër ligat më të mëdha të futbollit në botë, duke ngritur lartë ngjyrat dhe vlerat e shtetit tonë. Urojmë që këtë vit, në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova të arrijë suksesin e kërkuar e të merituar për kualifikim në Euro 2024, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i z. Krasniqi:

Sot bëhen 6 vjet, nga 3 maji i vitit 2016, kur Kosova u bë anëtare e plotë e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, duke shpërthyer kështu izolimin shumëvjeçar të futbollit kosovar.

Padyshim, meritat më të mëdha për këtë sukses historik që ia mundësoi Kosovës përfaqësimin dhe garimin në arenën ndërkombëtare në sportin më të popullarizuar në botë, i ka ish-presidenti historik i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme që një pjesë të rrugëtimit dhe lobimit për pranimin e FFK-së në UEFA e kemi bërë së bashku me Fadilin, mikun dhe bashkëpunëtorin tim të afërt për më shumë se tri vjet sa isha Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot, yjet e kombëtares së Kosovës po shndritin nëpër ligat më të mëdha të futbollit në botë, duke ngritur lartë ngjyrat dhe vlerat e shtetit tonë. Urojmë që këtë vit, në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova të arrijë suksesin e kërkuar e të merituar për kualifikim në Euro 2024.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.