Kryetari Krasniqi përkujton heroin Bekim Berisha dhe bashkëluftëtarët e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, katër heronjtë e kombit, të prirë nga Bekim Berisha-Abeja.

Z. Krasniqi ka shkruar se “sot, me nderimet më të larta kujtojmë heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët dhanë jetën më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut.

Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e atdheut. Vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës!”, ka deklaruar Memli Krasniqi, në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të Bekim Berishës, Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.