Kryetari Krasniqi përkujton heroin Enver Zymberin dhe të gjithë policët e rënë në detyrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e përvjetorit të 11-të të vrasjes së policit shembullor, heroit Enver Zymberi, ka deklaruar se ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Z. Krasniqi ka cekur se “në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë”.

Postimi i plotë:

Sot, kujtojmë dhe nderojmë Heroin e Kosovës, policin shembullor Enver Zymberi.

11 vjet më parë, Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë.

Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit.

Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.