Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 27 vjetorit të kalimit në amshim të Anton Çettës, ka cekur se “sot, kujtojmë kreun e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, albanologun dhe mbledhësin e folklorit shqip, Anton Çetta”.
Angazhimi dhe veprimtaria e tij u bë shkas për unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund epokës së gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave në shoqërinë tonë, për t'u mbledhur rreth një synimi madhor, që ishte çlirimi i vendit, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
27 vjet pa plakun e urtë Anton Çetta!
Sot, kujtojmë kreun e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, albanologun dhe mbledhësin e folklorit shqip, Anton Çetta.
Profesor Çetta do të mbahet mend si figurë me kontribut shumëdimensional në shoqërinë tonë, emri i të cilit mbetet i pazëvendësueshëm në historinë e shekullit XX të Kosovës.
Angazhimi dhe veprimtaria e tij u bë shkas për unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund epokës së gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave në shoqërinë tonë, për t'u mbledhur rreth një synimi madhor, që ishte çlirimi i vendit.
Përherë mirënjohës për jetën dhe veprën e Anton Çettës!