Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar tre luftëtarët e orëve të para, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
“Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi.
Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë.
Lavdi e përjetshme!