Kryetari Krasniqi pret ambasadorin e ri italian, De Riu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e kësaj partie, ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve mike dhe intensifikimin e këtyre raporteve.

Z. Krasniqi pas takimit, në rrjetin social ka shkruar se “Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Postimi i plotë i z. Krasniqi:

Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin biseduam për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Italisë dhe mundësinë e intensifikimit të këtyre raporteve.

Ambasadorin De Riu e falënderova për punën dhe angazhimin e tij për sjelljen e investitorëve italianë në Kosovë, që do të ketë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.