Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.
“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!”, ka shkruar z. Krasniqi në rrjetin social.