Kryetari Krasniqi prezanton kandidatin e PDK-së për Leposaviq, Shaqir Hetemin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vijim të prezantimit të kandidatëve për kryetar komunash, ka prezantuar Shaqir Hetemin për kryetar të Leposaviqit, komunës më veriore në vend.

Me këtë rast, kryetari Krasniqi ka theksuar se “vota e qytetarëve për Shaqir Hetemin do të jetë votë për të mos u shpërngulur, votë për të vazhduar qytetarët jetën në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet, pa dallim”.

Postimi i plotë i kryetarit Krasniqi:

Shaqir Hetemi me shembullin e vet ka dëshmuar se qëndrimi në shtëpinë dhe tokën e vet, në shtetin e vet, është mision përtej angazhimit politik. Ai po e dëshmon se gara elektorale e PDK-së, do të jetë në tërë Republikën e Kosovës, edhe në Leposaviq, si në të gjitha komunat tjera.

Shaqiri e do vendlindjen, e do Kosovën dhe ne e përkrahim fuqimisht.

Vota e qytetarëve për Shaqir Hetemin do të jetë votë për të mos u shpërngulur, votë për të vazhduar qytetarët jetën në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet, pa dallim.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.