Kryetari Krasniqi priti në takim Afrim Gashin, kryetarin e Alternativës nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim, kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashin, me bashkëpunëtorë me ç’rast kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Partia Alternativa, për një vit sa është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut, ka bërë një punë të rëndësishme në fuqizimin e rolit të faktorit shqiptar atje, për çka, kryetarin Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij i përgëzova për angazhimin e palodhshëm në këtë aspekt, ka deklaruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Kënaqësi të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës mikun tim, Kryetarin e partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin dhe delegacionin e tij.

Bashkë diskutuam për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe nevojën e vazhdueshme për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive tona.

Partia Alternativa, për një vit sa është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut, ka bërë një punë të rëndësishme në fuqizimin e rolit të faktorit shqiptar atje, për çka, kryetarin Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij i përgëzova për angazhimin e palodhshëm në këtë aspekt.

PDK mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkërendim të politikave të përbashkëta me qëllim të mbrojtjes dhe fuqizimit të interesave të shqiptarëve në rajon.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.