Kryetari Krasniqi priti në takim ambasadorin në largim të Turqisë, Sakar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Ambasadori Sakar është në përfundim të mandatit dhe z. Krasniqi ka deklaruar: “Mbështetja e Turqisë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë dhe mbetet tejet e rëndësishme. Për përkushtimin aktiv të tij, Ambasadori Sakar do të mbetet përherë një mik i çmuar i vendit tonë”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në përfundim të mandatit të tij, pata kënaqësinë që ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Ambasadorit Sakar i shpreha mirënjohjen time dhe të PDK-së për punën dhe angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi.

Mbështetja e Turqisë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë dhe mbetet tejet e rëndësishme. Për përkushtimin aktiv të tij, Ambasadori Sakar do të mbetet përherë një mik i çmuar i vendit tonë!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.