Kryetari Krasniqi priti në takim Ragmi Mustafën, u diskutua situata në Luginën e Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, me theks të veçantë pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen ata.

Kryetari Krasniqi ka deklaruar se “Bashkë u dakorduam që angazhimi i forcave politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit për çështjet e rëndësishme për popullin shqiptar atje, e në asnjë mënyrë për të krijuar favorizime apo ndasi ndërmjet shqiptarëve”

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kënaqësi e veçantë të pres sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike, me theks të veçantë pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Bashkë u dakorduam që angazhimi i forcave politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit për çështjet e rëndësishme për popullin shqiptar atje, e në asnjë mënyrë për të krijuar favorizime apo ndasi ndërmjet shqiptarëve.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.