Kryetari Krasniqi priti në takim udhëheqësit e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim, udhëheqësit e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” me të cilët ka diskutuar rreth punës së tyre në ruajtjen dhe avancimin e miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PDK çmon raportet bilaterale me partnerin tonë strategjik, SHBA-të dhe angazhohet në vazhdimësi në mirëmbajtjen dhe fuqizimin e këtyre raporteve, ka deklaruar kryetari Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot prita në takim udhëheqësit e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, me të cilët diskutuam rreth punës së tyre në ruajtjen dhe avancimin e miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është edhe qëllimi kryesor për çka qëndron kjo shoqatë.

PDK çmon raportet bilaterale me partnerin tonë strategjik, SHBA-të dhe angazhohet në vazhdimësi në mirëmbajtjen dhe fuqizimin e këtyre raporteve.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.