Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim, përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), znj. Marta Onorato dhe z. Arbër Goranin me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e suksesshëm disavjeçar.
Z. Krasniqi ka shkruar se “Onorato dhe Gorani më njoftuan edhe me projektet për vitin 2023, për të cilat, si PDK, u zotuam se do të jemi aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e këtij bashkëpunimi dypalësh”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Sot prita në takim Marta Onorato dhe Arbër Goranin nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), me të cilët diskutuam për bashkëpunimin tonë disavjeçar me shumë të arritura.
Përfaqësuesit e IRI-t i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj organizate në mbështetjen e vizionit të PDK-së për fuqizimin e grave dhe rinisë në vendimmarrje.
Onorato dhe Gorani më njoftuan edhe me projektet për vitin 2023, për të cilat, si PDK, u zotuam se do të jemi aktiv dhe të përgjegjshëm në përforcimin e këtij bashkëpunimi dypalësh.