Kryetari Krasniqi takim me prof. Joseph: Për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, ka takuar në Universitetin Johns Hopkins, profesorin e mirënjohur dhe mikun e Kosovës, Edward P. Joseph.

Për takimin, z. Krasniqi ka shkruar se “Diskutuam për situatën aktuale në Kosovë e rajon dhe nevojën për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese. Është mirë që Kosova dhe populli ynë ka miq si Profesori Edward”.

Postimi i z. Krasniqi:

Takim shumë i mirë me mikun e Kosovës, njohësin e shkëlqyeshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Profesorin Edward P. Joseph.

Diskutuam për situatën aktuale në Kosovë e rajon dhe nevojën për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese. Është mirë që Kosova dhe populli ynë ka miq si Profesori Edward!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.