Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi 24 vjetorin e themelimit të PDK-së, e ka shënuar këtë përvjetor edhe me 24 vjeçarët e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ëndrrat të rinjve për të ardhmen në Kosovë, janë frymëzuese.
“Kam qenë 24 vjeçar kur e kam nisur angazhimin tim politik në Partinë Demokratike të Kosovës. E sot, 24-vjetorin e PDK-së e shënova me 24 vjeçarët e Rinisë Demokratike të Kosovës. Janë frymëzuese ëndrrat e tyre për të ardhmen. 24 vjet krenari!”, ka shkruar lideri i PDK-së.
https://www.facebook.com/memli.krasniqi/videos/1477963052991560