Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot me të cilin ka diskutuar për aktualitetin politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
"Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendim pozitiv për këtë proces. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë", tha Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Aktualiteti politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona ishin ndër temat që i diskutuam me ambasadorin Guérot.
Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.
Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=630317035133697&set=pcb.630317105133690