Kryetari Krasniqi takon drejtoreshën e NDI, znj. Soderberg, vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në selinë e Partisë, ka takuar drejtoreshën rezidente të Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), ambasadoren Nancy Soderberg.

Z. Krasniqi ka falënderuar për mbështetjen dhe theksoi gatishmërinë që “si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve”.

Postimi i plotë i z. Krasniqi:

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike. Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me NDI, tash e 20 vjet.

Në takimin e sotëm, drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, e falënderova për mbështetjen dhe theksova gatishmërinë tonë që si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.